Presidenti Ilir Meta: Kam qenë dhe do të jem këtu mes shqiptarëve, demokratë dhe socialistë, edhe pa parti. Gjithmonë i hapur për të dhënë llogari, për të reflektuar, asnjëherë për t’i ikur ballafaqimit.

216
Sigal

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, tha në konferencën për shtyp se ka qenë dhe gjithmonë do të jetë këtu mes shqiptarëve, demokratë dhe socialistë, edhe pa parti.

Sot Lulzim Basha ka folur sërish për ju dhe ka thënë që demokratë ia njohin bëmat dhe gjëmat Ilir Metës dhe demokratë nuk ia zgjidhin dot Ilir Metës hallin që ka. Çfarë halli ka Presidenti dhe përse e keni ndihmuar ju Lulzim Bashën dhe i keni dalë në krah në një kohë kur ai në 2017-n ai bëri një marrëveshje me Kryeministrin Rama për të zhdukur LSI-në, partinë që ju e drejtonit në atë kohë?

Presidenti Meta:Ilir Meta është në detyrë që të përmbushë detyrën e tij si President i Republikës.

Se çfarëmendojnë shqiptarët, demokratët, për mua, është e drejtë e tyre. Unë kam qenë dhe gjithmonë do të jem këtu mes shqiptarëve, demokratë dhe socialistë, edhe pa parti. Gjithmonë i hapur për të dhënë llogari, për të reflektuar, asnjëherë për t’i ikur ballafaqimit.

Meqenëse zotëria disa herë ka provokuar, për arsye të qëllimshme, se kështu është kurdisur, se është në një hall, në një detyrim, në një siklet dhe në borxhe që s’i lan dot me sa duket, unë them se nuk të ndihmon dot Ilir Meta se nuk i ka mundësitë, jo se s’do të kishte dëshirë. Sepse u përpoq të të ndihmonte pa fund kur ishte Kryetar i Parlamentit, që të mos e bojkotoje Reformën Administrative Territoriale.

Të dërgoi në konferencën e partisë tënde për pushtetin vendor edhe kryetarin e atëhershëm të kësaj reforme në parlament, të ndjerin Bashkim Fino, edhe zotin Vasili, pasi ky e bojkotonte, dhe të dhanë ofertën në emër të miqësisë së Ilir Metës që: Sill platformën tënde! Sill hartën tënde me disa kritere në mënyrë që ne ta miratojmë me konsensus, pasi i kemi votat edhe pa ty!

Dhe ai kurrë nuk e bëri një gjë të tillë. Kujt i interesoi kjo? Demokratëve?! E shikoni vetë.

I dogji mandatet në kundërshtim me porositë që i ka dhënë Ilir Meta atij dhe të gjithëtë tjerëve që kurrë nuk mund të merret një vendim i tillë.

Dhe e dini përse erdhi e m’u lut në Gjermani mua për këtë çështje, se unë e kisha vizitën të planifikuar prej muajsh? Se e kishin thirrut atje! E kishin thirrur atje se ishin të tmerruar ngaqë dilnin lajmet këtu me gaz, me dhunë e me polici dhe zotëria më 2 qershor deklaronte (Insert i fjalimit të zotit Basha).

Do të bëhej hataja më 8 qershor se ky e thërret popullin dhe pastaj ia lë popullit përgjegjësinë dhe ky nuk ka faj se fajin e ka populli!

Atje e kishin thirrur që ta dini ju për t’i thënë: More djalë i mbarë, u hodh edhe një shashkë, pati problemin më të vogël të shtunën, ne do të distancohemi një herë e mirë nga ty!

Dhe mos na përdor më ne, që i dogje mandatet se më thanë gjermanët! Se ne të kemi thënë: Mos i digj mandatet! Jo mandatet, por as bojkot parlamentit nuk do t’i bësh se do të shkosh…! Se ke thënë që më ka thënë gjermanët: Mos u regjistro për zgjedhje! Se më kanë thënë gjermanët që do të bëj këtë, prisni se do të na vinë ndihma nga gjermanët e me radhë! Kështu i kanë thënë ata! Prandaj dridhej e qante ky dhe ata që takoi ai, – një pjesë i takova edhe unë, takova edhe shumë të tjerë, –m’u lutën. Zoti President, – më thanë, – si do të bëjmë ne, edhe për negociatat, por edhe që në Gjermani e në Europë të mos shohin më dhunënjerëzit nëpër televizone se nuk jundihmojmë dot, që të mos ndodhë ndonjë hata ditën e shtunë?

Dhe e dyta, që të bëhen zgjedhjet vendore gjithëpërfshirëse, siç i kemi thënë ne Bundestagut me kohë në tetor, në mënyrë që për ju dhe Maqedoninë e Veriut të çelen negociatat?

Prandaj, të lutem shikoje atë çështjen e Kushtetutës, në mënyrë që t’i jepet mundësia edhe opozitës që të regjistrohet në këto zgjedhje!

Pasi unë bëra atë akt, që e bëra për vendin tim, dhe s’kam pranuar kurrë që ta bëj për ndonjë vend tjetër, kemi një deklaratë të njeriut kryesor të Bundestagut, i cili merret me këtë pjesë të Ballkanit e të Europës: Që partitë të pranojnë vendimin e Presidentit për zgjedhje gjithëpërfshirëse që të mos vënë në pikëpyetje të ardhmen europiane të Shqipërisë, etj., etj. E keni publike. E keni edhe te Deutsche Welle.

Kjo është e vërteta dhe unë, pavarësisht se çfarë thotë zotëria sot, unë nuk jam i  penduar për atë që kam bërë. Natyrisht që mund ta bëja në kushte dhe rrethana të tjera pasi të bëja një tryezë, të thërrisja e të kisha kohë të gjitha partitë e kështu me radhë. Rrethanat të cilat i kam sqaruar dhe të cilat besoj se janë diskutuar njëqind herë më parë më detyruan të bëja një veprim të tillë.

Kam një pyetje për ju: Në rast se Presidenti nuk do të bënte një veprim të tillë, cili politikan do të përvëlohejmë shumë? Lulzim Basha!

Kam një pyetje për ju: Nga një akt të tillë që bëri Presidenti, për rrethanat e kohës të cilat iu imponuan, pavarësisht se kishte marrë iniciativa edhe më parë për tryezë gjithëpërfshirëse e kështu me radhë, a e ndihmoi kjo Presidentin? A nuk u vu Presidenti në qendër të sulmeve? Jo vetëm nga zotëria, i cili nuk donte zgjedhje me opozitën, por edhe nga shumë faktorë të tjerë, të cilët kërkonin të impononin me forcë ndryshime të kufijve në Ballkan, dhe të cilët kërkonin të vendosnin një regjim flagrant autokratik në Shqipëri duke shfrytëzuar papjekuritë apo lojrat e zotërisë, i cili përfshin tani Presidentin. Edhe për ta shpallur opozitën si terroriste dhe për të rehabilituar të gjitha ato probleme të mëdha të demokracisë e të shtetit të së drejtës në vendin tonë. Si shpërblim që u  jepej për mbështetjen ndaj planeve për ndryshimin e kufijve në Ballkan në kurriz të shqiptarëve.

Pra, ky është raporti im me zotërinë! Unë e kam bërë që të mos përplaseshin demokratët dhe socialistët. Ju e mbani mend apo jo? Nuk do t’i lejojmë ne që të shkojnë të votojnë e të bëjnë hatanë! Dakord, ju qeshni! Sa njerëz janë plagosur në mitingjet që i thërriste zotëria? A e mbani mend ju atë policen, e cila humbi gishtin? A e mbani mend ju atë policin tjetër, i cili humbi syrin? A i mbani mend ju tërë ato nëna, ato gra, ato fëmijë, që hëngrën tërë atë gaz? Kush ia kishte borxh këtij zotërie? I tha Ilir Meta këtij: Mos u fut në zgjedhje? Po më 13 tetor kush i tha që mos u regjistro? Ilir Meta i tha: Regjistrohu! Se unë 13 tetorin e vura bashkë me ty! E vendosëm bashkë! Ti e kërkove shtyrjen e zgjedhjeve në mënyrë të veçantë. Përse u regjistruan partitë e tjera të opozitës dhe nuk u regjistrua ky?! Kush e bojkotoi 13 tetorin? Katër anëtarë të KQZ-së të Partisë Socialiste dhe Partia Demokratike e Lulzim Bashës! Dhe i kam bërë vetëm një lutje: Të lutem, mos bojkoto demokratët se unë nuk të jap dot zgjidhje!