Zëri i Amerikës pyet Ramën: Kush do i paguajë shpenzimet e ndjekjes ligjore ndaj ‘Bild’?

494
?????????????????????????????????????????????????????????
Sigal

Zëri i Amerikës ka qenë i drejtëpërdrejt sot me kryeministrin Rama, ku ka shprehur shqetësimin lidhur mbi padinë që ky i fundit ka ngritur ndaj gazetarit gjerman të ‘Bild’, Peter Tiede.

Organi i Departamentit Amerikan të Shtetit e ka cilësuar këtë padi si një veprim jo inkurajues ndaj për profesionistë e fushës që duan të denoncojnë rastet e korrupsionit.

‘Zëri i Amerikës’ i ka drejtuar edhe një pyetje Ramës se kush do ti paguajë shpenzimet e padisë ndaj ‘Bild’?

‘Përfaqësuesit e disa organizatave ndërkombëtare për median thonë se njoftimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se do të padisë gazetarin gjerman të gazetës Bild, nuk duket të jetë një veprim inkurajues për profesionistët e fushës që duan të denoncojnë rastet e korrupsionit. Peter Tiede është autori i publikimit të disa përgjimeve, të cilat duket se implikojnë zyrtarë të Partisë Socialiste në raste të dyshuara të abuzimit me detyrën. Ndërsa presin të dinë më shumë rreth arsyetimit ligjor mbi të cilin zoti Rama do të paraqesë padinë, ekspertët thonë se duhet bërë transparencë edhe rreth asaj se kush do të paguajë për ndjekjen ligjore. Shqetësim sipas tyre përbën fakti se në Shqipëri sulmet ndaj gazetarëve ndonjëherë mbeten krejtësisht të pandriçuara dhe se gazetarët në Shqipëri kanë qasje të ulët tek informacioni, krahasuar me çdo vend tjetër në Ballkan. Kolegia Menada Zaimi përgatiti këtë material’.

Image