Edmond Panariti: Koha për dialog dhe jo kërcënime. 13 tetori shpëton pluralizmin

451
Sigal

Ish-ministri Edmond Panariti shprehet se dekretimi i datës së re të zgjedhjeve është një arsye e fortë që të gjitha palët të reflektojnë dhe të ulen në dialog.

“Koha për te ndalur retorikën e helmit, kercenimit, shantazhit dhe bulizmin politik! Koha per dialog dhe kompromis! Koha per zgjidhje dhe për zgjedhje jo për farsa zgjedhore!  Data e re e zgjedhjeve vendore e dekretuar nga Presidenti, eshte parandaluese e percarjes se madhe te vendit dhe e shkermoqjes  të  Pluralizmit. Ajo ndalon edhe konfliktin institucional te pas votimeve pa zgjedhje , që do të derivoje  si pasojë e mos konstituimit ende të dy gjykatave supreme, gjykatës kushtetuese dhe asaj të larte”,- shkruan Panariti në një postim në Facebook.

Ish-ministri shprehet se “data e re, mban ende te ndezur flaken e shpreses per hapje te bisedimeve per ne BE perkunder deshtimit të sigurte te perspektives per hapje te bisedimeve për ne BE, jo vetëm ne Tetor por edhe shumë me gjatë se aq, nga shkelja e sigurte e standardeve elektorale në daten 30 Qershor…. Reflektoni!”.