Zef Preçi: SHBA i ka hequr patronazhistët 138 vjet më parë

181
Sigal

 

Sistemi i patronazhisteve në SHBA ku vendet e punës dhe postet publike shiheshin si plackë tregu nga partia fituese e zgjedhjeve është hequr dhe ndaluar me ligj në vitin 1883, dmth 138 vjet më parë. Mirëpo në vendin tonë, që jemi 150 vjet mbrapa e 200 vjet anash qytetërimit, ky sistem është baza kryesore për të fituar zgjedhjet.

Në BE po bëhet një debat i madh rreth tejkalimit të caqeve ligjore dhe shkelje se të drejtave të njeriut në përgjimet e gazetarëve dhe kundërshtarëve politike të partisë sunduese veçanërisht në Hungari. Për këtë shkak, Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, premtoi këto ditë se do të nxirrte një akt të lirisë së medias në 2022 për të mbrojtur pavarësinë e shtypit dhe transmetuesve, mes shqetësimeve në rritje për disa shtete anëtare. Në Hungari, shumë media të pavarura janë mbyllur ose janë blerë nga figura pro-qeveritare. Në Shqipëri gati është harruar dalja e databazës më të dhenat sensitive të 910 mijë qytetarëve shqiptarë që u morën nga institucionet publike për interesa elektorale. Për paanshmerinë e shtypit as që bëhet fjalë. Natyrisht që BE nuk ka SPAK që të mbylle hetimet si në vendin tonë. https://www.theguardian.com/…/eu-countries-urged-to…