Zëdhënësi i Presidentit: Meqenëse Kryeministri është i zënë Presidenti e pret nga 05.00 deri në 13:00

616
Sigal

Presidenca: Takimi me Bashën nesër në orën 09:00. Ramën po e presim deri në 13:00, me që është i zënë
Presidenca ka konfirmuar zyrtarisht ftesat e kreut të shtetit për dialog me Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Në një reagim për mediat, zëdhënësi i Presidentit, z.Tedi Blushi bënë më dije se takimi me Bashën do të zhvillohet në orën 09:00.
Njoftimi i plotë i Presidencës
Reagim i zëdhënësit të Presidentit, z.Tedi Blushi
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.
Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.
Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.