“Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën”, Bardhi reagon në lidhje me makinën e blinduar të vëllait të Ramës

169

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shtron disa pyetje në lidhje me makinën luksoze të vëllait të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Bardhit, kreu i qeverisë duhet të përgjigjet për makinën e blinduar tip “Lincoln”, ndërsa shton se pse Olsi Rama përdor një makinë të tillë dhe nëse jeta e tij është e rrezikuar.

Reagimi i plotë:

Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri.

Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:
– Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?
– Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?
– Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?