Zbulohen rregullat, si do të votojmë në 25 prill

352
Sigal

Më 25 prill, shqiptarët do të duhet ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, nën masa të forta sigurie, si pasojë e pandemisë se covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar ditën e sotme protokollin që do duhet të zbatohet për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në protokoll janë të përcaktuara qartë të gjitha detyrat për anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit, por edhe për votuesit.

Maska do të jetë e detyrueshme, ashtu si kurse është edhe në përditshmëri, e ndërsa në ndryshim nga vitet e kaluara, në çdo QV do të jetë 1 person i cili ka për detyrë që të vëzhgojë respektimin e masave anti-COVID.

Në çdo qendër votimi, nuk do të lejohet prania e më shumë votuesve sesa numri i dhomave të fshehta për votim, plus 2 persona që po regjistrohen. Dhomat e fshehta duhet të ruajnë një distancë prej 1.5 m nga njëra-tjetra, e ndërsa po kaq duhet të qëndrojnë larg edhe anëtarët e KQV-së dhe vëzhguesit.

Në mëngjesin e ditës së diel në orën 07:00 të mëngjesit, të parët që do të paraqiten në qendrat e votimit janë anëtarët e komisioneve që do të lejohen që të futen vetëm nëse do të kenë një formular vetëdeklarimi që paraqet gjendjen e tyre shëndetësore, nëse kanë temperaturë apo simptoma të COVID-19.