Nga Basir Çollaku

Gjykata ka marrë një vendim për përgjime të disa numrave telefonash celularë, për ngjarjen e rëndë me pasojë vrasjen e tre personave dhe plagosjen e shtatë të tjerëve me 03/02/2016 në Elbasan, pas kërkesës së prokurorisë. Nuk janë 46 orë e 50 minuta. Përgjimi nis 12 orë më herët në orën 01:20 minuta të datës 04/02/2016. Në total janë 58 orë e 50 minuta kohë e përgjuar, material ku përfshihet edhe numri i telefonit të shtetasit Taulant. Përgjime, të cilat me kërkesë të mëvonshme të prokurorisë e vendim të gjykatës u kërkua të asgjësoheshin CD, jo vetëm ato të depozituara, por edhe në serverin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndonëse shkeljet proceduriale janë të shumta. Në vendimin e parë, në listën e telefonave të përgjuar është dhe një tjetër emër, që sërish organi i procedurës nuk e saktëson si mbiemër, duke e lënë thjesht shtetasi Sokol. Ndoshta mund të jetë një emër i fortlakuar, lidhur me emra të pushtetit, për të cilin prokuroria, policia dhe gjykata kanë toleruar sa herë është shfaqur nëpër kallëzime. Në vendimin nr. 88 datë 04/02/2016 ndër të tjera thuhet se: “…Ndodhur në këto kushte nga ana e organit të procedurës është çmuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm mbështetur në prova se ka ndodhur ngjarja e rëndë dhe personat e mësipërm mund të kenë dijeni për autorët e kryerjes së kësaj vepre penale…” Vendimi i lejimit të përgjimit: Me datë 03/02/2016, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka regjistruar procedimin penal nr 229, i cili bën fjalë për vepra penale të “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim”. Sipas informacioneve paraprake lidhur me këtë vepër penale rezulton se dijeni mbi autorët e dyshuar të veprës penale mund të kenë shtetasit Ardian Çapja, Enver Çapja, Fejzulla Çapja , Bledear Muça si dhe lidhjet e tyre të ngushta Taulant dhe Sokol. Organi i procedurës ka vlerësuar të rëndësishëm faktin se nga vonesa për nisjen e përgjimit mund t’i vijë dëm i rëndë hetimeve në këtë procedim. Në rrethanat e përshkruara më sipër më datë 04/02/2016, ora 01.00 prokurori ka vendosur lejimin e përgjimit të bisedave dhe komunikimeve të shtetasve të mësipërm. Me vendimin datë 04.02/2016 është autorizuar përgjimi dhe vlerësohet e nevojshme shtyrja e afateve të depozitimit të akteve në sekretari, që lidhen me këtë përgjim deri në fund të hetimeve, pasi në të kundërt mund t’i vijë një dëm i rëndë hetimeve. Për këto arsye, gjykata vendosi: Pranimin e kërkesës së Prokurorisë Elbasan. Vleftësimin si të ligjshëm të vendimit të prokurorit datë 03/02/2016 ora 22:00 për lejimin e përgjimit të bisedave dhe komunikimeve telefonike për numrat celularë:
0692296145 që përdoret nga shtetasi Fejzullah Çapja.
0696738363 që përdoret nga shtetasi Bledar Muça.
0682055399 që përdoret nga shtetasi Taulant.
0697512756 që përdoret nga shtetasi Sokol.
0692296145 që përdoret nga një shtetas i afërm i familjes Çapja.
Përgjimi i lejuar të fillojë në orën 01:20 të datës 04/02/2016 dhe të përfundojë në të njëjtën orë të datës 19/02/2016..





















