Yuri Kim mesazh Ramës: Siguroni kushtet që zgjedhjet të jenë të drejta dhe transparente

209
Sigal

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, me anë të një postimi në Twitter, i është drejtuar edhe njëherë me një mesazh të qartë dhe të fortë maxhorancës lidhur mbi zgjedhjet e 25 prillit.

Kim shkruan se autoritetet duhet të sigurojnë rregulla dhe kushte për zgjedhjet, çdo gjë më pak do të ishte hap prapa për demokracinë.

“Kujtesë: Është absolutisht kritike për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve janë – në fakt dhe nga perceptimi – të drejta, me kohë dhe transparente. Çdo gjë më pak do të ishte një dëm për votuesit dhe një hap prapa për demokracinë”, shkruan Kim.