Yuri Kim bën thirrjen: Zgjedhje të drejta e transparente, nëse jo një hap prapa për demokracinë

274
Sigal

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka rikujtuar të gjitha forcat politike në vend që të krijohen të gjitha kushtet që zgjedhjet të jenë të drejta, në kohë dhe transparente.

“Kujtesë: Absolutisht e rëndësishme për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve janë të drejta, në kohë dhe transparente. Çdo gjë më pak do të ishte dëm për votuesit dhe një hap prapa për demokracinë”,- shkruan Kim.