Xhixho: Qeveria e Ramës ka braktisur arsimin! Dështon skema e degëve prioritare në universitete

119
Sigal

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një statusi në rrjete sociale shprehet se qeveria e Ramës harton vetëm politika arsimore të destinuara për dështim.

Erisa Xhixho thekson se shifrat tregojnë qartë dështimin e radhës për programet e degëve prioritare. Sakaq, Xhixho u shpreh se qeveria s’ka prioritet arsimin dhe të rinjtë.

Statusi
Kjo qeveri harton vetëm politika arsimore të destinuara për dështim! Shifrat tregojnë qartë dështimin e radhës për programet e degëve prioritare.

📌 Vetëm 7 %  të studentëve janë regjistruar në degët me prioritet kombëtar në total janë 1236 studentë.

📌Vetëm 89 studentë kanë aplikuar pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, për degët që konsiderohen prioritet kombëtar.

👉Kjo qeveri nuk ka prioritet arsimin dhe të rinjtë!

👉Kjo qeveri nuk rrit buxhetin për arsimin, as mundësitë për punësim me paga dinjitoze për ta.

👉Kjo qeveri nuk rrit pagat për mësuesit, as për pedagogët!

👉Kjo qeveri ka prioritet vetëm pagesat e inceneratorëve dhe PPP-të, për të cilat vetëm për vitin 2023 ka parashikuar të arrijnë 950 milionë euro.

🇦🇱Shqipëria nuk mund të jetë vendi i mundësive të disave, në kurriz të shumicës!

Koha e llogaridhënies ka ardhur!