Xhelal Mziu, drejtuesi politik dhe kandidati për deputet i PD në Qarkun e Dibrës denoncon se dje të gjitha fshatrat e Dibrës u izoluan nga dëbora, ndërkohë, që Dibra ishte edhe pa elenrgji elektrike. Mziu denoncon se Firmat kontraktore nuk kanë mjete, nuk kanë asnjë kokërr kripë. Askush nuk interesohet për qytetarët. Denoncimi i Xhelal Mziut: Dëbora e pranverës gjeti në gjumë firmat e kontraktuara, që gllabërojnë paratë e taksapaguesve dhe nuk hapin rrugët. Edhe më keq situata është në rrugët e brendshme. Rrugët e lagjeve të pa pastruara, rrugët që lidhin qytetet me qendrat e njësive administrative janë të bllokuara, rrugët e fshatrave të gjitha të bllokuara. Firmat kontraktore nuk kanë mjete, nuk kanë asnjë kokërr kripë. E gjithë Dibra pa energji elektrike! Qytetarët kanë nisur të riparojnë vetë shtyllat e dëmtuara apo telat e këputur. Askush nuk interesohet për qytetarët. Qeveria ka rënë. Shteti ka kapitulluar. Rëzimi i Edi Ramës emergjencë kombëtare! Qytetarët duan një qeveri të përgjegjshme.