Xhelal Mziu: Sot çdo punonjës patronazhist duhet të sjellë 5 njerëz

Xhelal Mziu, Deputet i PD-së u shpreh se sot kemi çdo punonjës të administratës patronazhist. Ai tha se secili prej tyre ka nga 5 të tjerë, që duhet të marrë nën patronazh dhe se të gjithë këta nuk guxojnë që të takohen me një deputet të PD-së.

Në fakt patronazhisti mund të ketë përdorur çdo forcë politike, por të mos e unifikojmë me një patronazhist normal, sepse patronazhisti sot ka një funksion të jashtëzakonshëm. Sot kemi çdo punonjës të administratës patronazhist. Sot kemi 190 mijë të punësuar në administratën shtetërore.

Sigal

Të gjithë këta nuk guxojnë që të takohen me një deputet të PD-së. Secili prej tyre ka nga 5 të tjerë, që duhet të marrë nën patronazh. Ata i dinë më mirë se kush janë familjarët dhe se ku punojnë dhe kë duhet të fusin në punë, apo kujt duhet t’i japin hipotekën apo jo.