Xhelal Mziu: Skandaloze/ Buxheti shtesë 2024, qeveria kursen nga skema e pensioneve 75 mln euro, i rialokon për investime!

25

Pensionistët nuk përballojnë ilaçet e jo më kostot e tjera të jetesës. Mbi 50% e pensionistëve paguhen me pension të pjesshëm, qeveria në vend të kompensimit, ju “vjedh” fondin e pensioneve.

Sigal

Pensionistët nuk përballojnë ilaçet e jo më kostot e tjera të jetesës. Mbi 50% e pensionistëve paguhen me pension të pjesshëm, qeveria në vend të kompensimit, ju “vjedh” fondin e pensioneve. Qeveria miratoi ndryshimin e buxhetit, duke shtuar planin e të ardhurave të përgjithshme me 10,6 miliardë lekë. Të dhënat tregojnë se rritja e të ardhurave me 10,6 miliardë lekë. Mbi 7,9 miliardë lekë vijnë nga rezultati financiar pozitiv i ISSH. Dhe 2,5 miliardë lekë janë të ardhura nga tatimi mbi fitimin. Nga prilli 2022 deri në prill 2023 paga minimale në shkallë vendi u rrit tre herë duke shkuar nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë, që ndikoi pozitivisht në sigurime, por negativisht për bizneset dhe punëdhënësi. Pagat u rritën në të gjitha nivelet e tjera si në sektorin privat dhe atë publik, duke ndikuar pozitivisht të ardhurat buxhetore nga pagat. Në vitin 2023 të ardhurat buxhetore u rritën me 12.3%, ose rreth 71 miliardë lekë më shumë. Individët janë ata që kanë dhënë ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave në buxhet, përmes pagesave të sigurimeve dhe të tatimit mbi të ardhurat personale.

Në anën tjetër skema e pensioneve ka frenuar rritjen e shpenzimeve pavarësisht se numri i personave në skemë rritet vit pas vit më së paku 15 mijë pensionistë në vit, çka bërë që pensionistët të marrin shumë më pak se ju takon. Shumica e pensionistëve, duke qenë se nuk plotësojnë vitet e punës, përfitojnë pension të pjesshëm dhe nuk përballojnë as ilaçet e jo më shpenzimet e tyre apo të familjes. Zëri i investimeve kapitale me financim të brendshëm u rrit me 87 miliardë lekë nga 77 miliardë lekë që ishin parashikuar në buxhetin fillestar. Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës rritet me 4,3 miliardë lekë ose 8%. Për ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano, shkojnë mbi 1,2 miliardë. Dhe 2 miliardë lekë iu shtuan buxhetit të FSHZH, etj.,.