Xhelal Mziu: Shqiptarët si në xhungël drejt kurbetit, prej Rilindjes!

180
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu ka reaguar për situatën e mijëra të rinjve, të cilët janë detyruar të braktisin vendin me qëllim emigrimin drejt Britanisë së Madhe. Ky fenomen shqetësues ka marrë vëmendjen e mediave në vend dhe të huaja për një fluks të lartë të emigrantëve, që largohen nga Shqipëria edhe pse nuk jemi në luftë. Por Deputeti democrat, i cili së fundmi ka njoftuar se do të punojë për një të ardhme më të mirë të shqiptarëve krah liderit të PD Sali Berisha ka njoftuar përmes një publikimi në rrjetet sociale se arsyeja e vërtetë sepse vendi po braktisEt është në fakt Rilindja. “Me ditë të tëra maleve të Francës, në pritje për në Angli, prej dallgëve të detit, duke vënë në provë jetën e tyre “humba ose dola” për copën e bukës!” Në publikimin e tij Mziu thekson atë çfarë mediat në vend e të huaja kanë denoncuar prej kohësh duke deklaruar “Jemi rekord botëror emigrimi, madje Rama & Çuçi kërkojnë 4 vite burg për emigrantët drejt Anglisë.” Një tjetër shqetësim vjen tashmë nga aktivistët britanikë të cilët kanë raportuar për mediat vendase se janë shtuar në numër personat nga Shqipëria që përfshihen në krime të ndryshme në vend dhe përfundojnë edhe në qelitë e burgjeve të Londrës. ‘Britania Alkatraz i Shqipërisë’ është paralajmërimi që po bëjnë aktivistët vendas. ‘Express.co.uk‘ raporton se shqiptarët që janë të përfshirë në trafik droge po mbushin burgjet në Angli për shkak të shtimit të tyre në mënyrë ilegale në MB. Sipas artikullit, në vitin 2012 ishin në burg 180 shqiptarë, por deri në vitin e kaluar, numri ishte rritur pothuajse nëntëfish në më shumë se 1500. Ministrat kanë paralajmëruar se nëse shifra vazhdon të rritet me këtë ritëm, ata do të tejkalojnë numrin e 5000 personave, që futen në burgje brenda vetëm katër viteve.