Xhelal Mziu: Nuk iki nga detyra, do më mbrojnë qytetarët

449
Sigal

Të zgjedhurit socialist po presin procedurat ligjore për të marrë zyrtarisht detyrën. Një tjetër betejë parashikohet mes tyre dhe opozitareve, pasi kryebashkiakët e djathtë pritet të mos largohen edhe nëse do duan t’i largojnë forcërisht. “Unë besoj se nuk varet vetëm nga unë. Besoj se shumica e qytetarëve do të jenë barrikadë e këtij grushti shteti”, tha kryebashkiaku i Kamzës.

Xhelal Mziun e gjetëm jashtë zyrës së tij, jo se është larguar nga detyra, por për punë. Pas 30 qershorit, rotacioni në bashkinë opozitare nuk do jetë i lehtë. Në karrigen e tij siguron se nuk do te ulet socialisti Rakip Suli. “Nuk mundet që të drejtosh një bashki ku ke marrë vetëm 6% të votave. Do ta lë zyrën kur të bëhen zgjedhje normale. Janë 27 kryetarë bashkish që janë të gatshëm që të mbrojnë Kushtetutën, ligjin”, tha ai.

Betimin e 30 qershorit se do mbrojë Kamzën deri në vetëflijim nuk e përsërit më. Tërheqja nga plani për të pamundësuar zgjedhjet me 30 qershor pa opozitën shmangu përplasjen e madhe thotë Mziu.