Xhelal Mziu: Në 2024 ,Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri ekstreme – I vetmi vend pa minimum jetik

27
Sigal

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka ngritur alarmin për situatën e rëndë ekonomike në Shqipëri gjatë vitit 2024, duke theksuar se vendi ynë ka kryesuar listën e Eurostat për përqindjen më të lartë të popullsisë në rrezik varfërie në Europë – plot 42%.

Sipas tij, mbi 1 milion qytetarë shqiptarë vuajnë nga forma të thella të përjashtimit social dhe ekonomik, duke mos pasur mundësi të përballojnë as nevojat më bazike të jetesës.

Mziu theksoi se Shqipëria është i vetmi vend në Europë pa një minimum jetik të përcaktuar ligjërisht dhe kërkoi vendosjen e një pakete mbështetëse që përfshin: 200 euro minimum jetik, 200 euro ndihmë ekonomike dhe 200 euro pension minimal.

Ai paralajmëroi se ekonomia po rritet vetëm në shifra, ndërsa varfëria thellohet në jetën reale të qytetarëve.

 

 

Postimi i plotë:

2024, Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri ekstreme.
Shqipëria i vetmi vend pa minimum jetik, nuk e donin shqiptarët:
200 euro minimum jetik,
200 euro ndihmë ekonomike dhe
200 euro pensionin minimal.
Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të
shpejta se sa ulja e numrit të personave që
vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Sipas të dhënave të fundit të Eurostat
Shqipëria kryesoi Europën për nivelin e lartë të popullsisë 42% është në rrezik për të qenë e varfër pasi vuan nga një formë e rëndë e përjashtimit social me 2024.
Të dhënat referojnë se më shumë se 1 milion
shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e
varfërisë.
Për vitin 2024, Çekia, Solvenia dhe Hollanda
kishin përqindjen më të ulët të popullsisë në
rrezik varfërie dhe në anën tjetër Shqipëria,
Rumania dhe Turqia kishin përqindjet më të
larta.
Tế 1 milion shqiptarët jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga
trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori
që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7
kategori që lidhen me privimin në nivel
familje).
Në nivel familje konsiderohen vështirësi:
Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë
për banesën kryesore, shpenzimet për
shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa
të tjera të kredive të marra;
Pamundësia për të përballuar shpenzimet për
pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia;
Pamundësia për të përballuar një shpenzim të
paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;
Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen
e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të
përshtatshme;
Pamundësia financiare për të pasur një
makinë për përdorim personal dhe
Zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reja.
Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë
dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e
tjera fqinje të Balkanit Perëndimor ku Mali i Zi
ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie,
Magedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30%.