Xhelal Mziu: Mati foli qartë: bashkim, besim dhe shpresë, urime Avni Docit për fitoren

Deputeti dhe drejtuesi i Qarkut të Dibrës, Xhelal Mziu ka reaguar për fitoren e Avni Doçit , ku u zgjodh si kryetar i PD të degës së Partisë Demokratike për Bashkinë e Matit.

Mziu: Një fitore për Matin, një shpresë për të ardhmen!Urime Avni Docit për fitoren në krye të PD, dega Mat, dhe respekt për Julian Klosin për garën dinjitoze! Faleminderit çdo anëtari për pjesëmarrjen masive, kjo është fitorja e votës së lirë, e transparencës dhe e besimit tek ndryshimi. Mati foli qartë: bashkim, besim dhe shpresë!Me energji të re, PD Mat do të jetë në vijën e parë për ndryshim dhe zhvillim.Së bashku, më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë, drejt fitores!

Sigal