Vasili: Ca të vërteta për tradhëtarët dhe kodoshët anti-Kosovë!

515
Sigal

Nga Petrit Vasili

Ca te verteta per tradhetaret dhe kodoshet antiKosove !!!

Strategjia anti Kosove per pazar teritoresh,si nje perpjekje e erret,konfliktnxitese dhe destabilizuese kishte nevoje per tradhetare dhe kodoshe nga Tirana e deri ne Prishtine.

Tashme emrat e tyre nuk jane as mister dhe as kuorizitet pasi njihen nga te gjithe.

Por sa e rende eshte tradhetia kuptohet me qarte kur sheh se si ajo ka synuar te hedhe ne ere tre shtyllat mbi te cilat u ngrit pavaresia e Kosoves dhe perkatesisht
tre dokumentet, qe jane themeli i Kosoves se pavarur qe jane:

1.Percaktimin e kufijve ne Aneksin VIII te planit te Ahtisaarit.

2.Percaktimi ne Deklaraten e Pavaresise.

3.Vendimin madhor dhe fondamental i
GJYKATES NDERKOMBETARE te DREJTESISE.

Ja cfare percaktojne qarte keto dokumente

1.Aneksi VIII i Planit Ahtisaari:

“3.2. Territori i Kosovës do të përkufizohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste
Autonome e Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu
siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës
kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të
Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001.”

2.Ja ç’thote Deklarata e Pavaresise:

“1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.”

3.Vulen perfundimtare i gjithe ky proces qe Kosova e kishte pritur me per dhjetra e mori:
në 22 korrik 2010,kur GJYKATA NDERKOMBETARE e DREJTESISE shpalli
Vendimin e saj për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me të cilën ajo u shpreh qarte dhe prere se :

“Vlerësonte se Deklarata nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, dhe se autorët ishin duke vepruar në cilësinë e tyre si përfaqësues të popullit të Kosovës.”

Keto tre dokumente jane kolonat,qe percaktojne Kosoven e pavarur dhe me integritet teritorial absolutisht te padiskutueshem te njohur nga 119 vende te botes eshte sot shtet qe ulet si i barabarte ne cdo tavoline.

Keto tre dokumente jane shtyllat,qe i lejojne Kosoves qe ajo te ece pa u ndalur ne rrugetimin e saj jetik europian.

S’ka fuqi dhe tavoline, qe i zhben dot keto tre dokumente dhe tradhetaret dhe kodoshet ne Tirane e Prishtine jane shume te vegjel per ti zhbërë ato.

Ata jane fajtore pa alibi per kohen e cmuar,qe i humben Kosoves ne kete moment kyc te saj,per shperqendrimin e krijuar dhe per sherbimin antiKosove thjesht per interesat e tyre politike e personale te dites.