Xhelal Mziu: Ekonomia shqiptare me rritje regresive, sinjal alarmi për 2026!

Xhelal Mziu
Banka Botërore ul sërish pritshmëritë:

Rritja ekonomike për Shqipërinë në 2026 parashikohet vetëm 3.4%, niveli më i ulët në 5 vitet e fundit!
Nga 4.8% në 2022,
Në 4% në 2023-2024,
Në 3.9% në 2025… dhe tani rënia vazhdon, ku sipas BB për vitin 2026 parashikohet 3,4%.
Kjo nuk është thjesht një shifër, por është sinjal i qartë i ngadalësimit të ekonomisë.

Çfarë po ndodh realisht?
Konsumi po ftohet.
Pagat rriten më ngadalë.
Investimet po dobësohen.
“Bumi” i ndërtimit po shuhet.
Investimet e huaja po tkurren.

Ndërkohë, rritja mbështetet ende tek turizmi dhe ndërtimi, pa një bazë të qëndrueshme prodhuese. Pra, ekonomi pa shtyllë të fortë!

Dhe rreziku shtohet:
Rritja e çmimeve të energjisë nga tensionet globale pritet të godasë drejtpërdrejt familjet shqiptare, duke ulur fuqinë blerëse dhe duke rritur varfërinë.

Shqipëria renditet e dyta në rajon për rritje, por me ritme në rënie, një “vend i dytë” që fsheh një realitet të hidhur: ekonomia po humbet vrullin.

Ky është dështim i modelit ekonomik:
Një ekonomi që mbështetet te konsumi, ndërtimi dhe turizmi nuk mund të garantojë zhvillim afatgjatë.
Shqipëria ka nevojë për:
prodhim real,
industri konkurruese,
politika të qëndrueshme ekonomike,
 Ndryshe, “rritja” do mbetet vetëm një statistikë në letër, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me çmime më të larta dhe mundësi më të pakta.

Sigal