‘Jeton përgjithmonë me ne’/ Shokët e klasës nderojnë kujtimin e 17-vjeçarit, humbi jetën në shkollë nga arresti kardiak

Nxënës të një prej gjimnazeve të Durrësit kanë nderuar kujtimin e shokut të tyre 17-vjeçar, Florian Saraçi, i cili humbi jetën papritur gjatë orës së edukimit fizik si pasojë e një arresti kardiak.

Me qirinj të ndezur dhe fjalë të ndjera ata kujtuan energjinë e tij, duke shprehur dhimbjen dhe mbështetjen për familjen.

NOA

Shokët e shoqet e klasës dhe të shkollës kanë vijuar edhe gjatë këtyre ditëve të nderojnë kujtimin e tij, duke mbajtur veshur bluza në të cilat është stampuar foto e tij.