Takim me strukturat e grup-seksionit #Luzni për prezantimin e kandidatëve për deputetë të PD ASHM për zgjedhjet e 11 majit.Ne, jemi grupi më përfaqësues, më i mirë dhe me profesionalizmin tonë do të jemi zëri i Dibrës në Parlamentin e Shqipërisë.Përballë nesh qëndron partia-shtet, “organizata e Rilindjes”, e mbushur me individë me probleme me ligjin—disa matrapazë me detyrat shtetërore, të tjerë kontingjent i SPAK-ut, të akuzuar për korrupsion apo për manipulim zgjedhor në dosjen 184 të Dibrës.Luznia ka të gjithë të drejtën për të votuar kundër kësaj narko-qeverie:
Ky kryeministër synon të ndërtojë Skavicën dhe të përmbytë Luzninë dhe gjysmën e Dibrës.
Kjo qeveri e ka lënë Luzninë pa infrastrukturë rrugore, pa ujë, pa shkolla, pa punë, duke shpopulluar atë.Bujqësia dhe blegtoria janë lënë pas dore, pa asnjë mbështetje për fermerët, ndërsa fondet e para-aderimit në BE janë vjedhur, duke bërë që prej dy vitesh të mos përfitojmë asgjë.
Në 12 vite, rinia është detyruar të emigrojë, duke e shpopulluar vendin dhe duke lënë pas vetëm të moshuarit.Është koha për një ndryshim të vërtetë!Më 11 maj fiton PD, fitoin qytetarët, fiton Shqipëria