Xhelal Mziu: Diaspora, një forcë për ndryshim më 11 maj 2025

98
Sigal

Deputeti demokrat Xhelal Mziu zhvilloi një takim të ngrohtë me bashkëatdhetarët shqiptarë, që jetojnë prej vitesh në Kardhicë (Karditsa), Greqi. Në këtë takim, Mziu, së bashku me kolegët e tij Eno Bozdo, Andrea Mano dhe Qani Xhafa, theksoi rëndësinë e votës së diasporës si një vlerë e shtuar për përfaqësimin dhe kontributin e tyre në jetën politike të vendit. “Vota e diasporës është thelbësore për një parlament të përfaqësuar me dinjitet dhe për të garantuar që kontributi i diasporës të marrë vlerësimin e duhur,” -tha Mziu gjatë fjalës së tij. Mziu falënderoi drejtuesen e Partisë Demokratike në Lamia, drejtuesin e Shoqatës Shqiptare në Kardhicë dhe të gjithë qytetarët e tjerë që kontribuan në organizimin e këtij takimi të frytshëm.“Bashkë me diasporën, ne do t’ia dalim. Ata (PS) humbin, ne fitojmë! Është radha e diasporës të bëhet pjesë e ndryshimit,” përfundoi deputeti demokrat.