Shqipëria ka çmimin më të shtrenjtë të naftës në rajon.Mazhoranca ka miratuar shtatë ligje që rrisin taksat dhe tatimet .Vetëm në Shqipëri ndodh që shtresat në nevojë janë sulmuar nga kjo qeveri për të rritur taksat, ndërsa oligarkët dhe grupet kriminale mbështeten vazhdimisht.
Në një seancë të tensionuar parlamentare, deputeti i PD, Xhelal Mziu, ka shpërthyer me akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke e akuzuar atë për menaxhim të dështuar të financave publike dhe për privilegje të pafundme ndaj grupeve të interesit. Gjatë fjalës së tij, Mziu e cilësoi aktin normativ të qeverisë, i cili përfshin një fond prej 309 milionë eurosh, si një mjet për të ushqyer “oreksin e qeverisë për korrupsion” dhe për të financuar luksin qeveritar, ndërkohë që sektori më i rëndësishëm për ekonominë, bujqësia, po lëngon për mbështetje.
Ai theksoi se, ndërsa borxhi për frymë është trefishuar në periudhën e qeverisjes socialiste, shtresat më vulnerabël të shoqërisë janë lënë në mëshirë të fatit, dhe asnjë ndihmë konkrete nuk është dhënë për të përballuar përmbytjet që shkatërruan 12,000 hektarë tokë bujqësore. Deputeti i PD-së ngriti shqetësime për rritjen e borxhit publik dhe theksoi se, pavarësisht premtimeve për ulje të tij, qeveria vazhdon të harxhojë miliona për projekte që vetëm pasurojnë elitën e ngushtë, pa sjellë dobi për qytetarët e zakonshëm.
Mziu nuk e kurseu as akuzën ndaj politikave të borxhit dhe taksave të reja, që, sipas tij, janë një goditje tjetër për qytetarët, ndërsa kompensohen me rritjen e çmimeve dhe varfërimin e shtresave të mesme dhe të varfra.Në vitin 2013, një qytetar shqiptar kishte borxh 1850 euro. Sot, ka mbi 6200 euro, tre herë më shumë se 12 vite më parë. Marrja e borxhit nuk ka shkuar për rritjen ekonomike, por për rritjen e çmimeve dhe përkeqësimin e situatës. Pavarësisht se pagat janë rritur, ato mbeten shumë më të ulëta se në vendet e tjera të Evropës. Në Shqipëri, inflacioni është ulur, por çmimet janë rritur.Sot, 1 litër naftë në Shqipëri është 1.83 euro. Në Malin e Zi është 1.24 euro, në Kosovë 1.04 euro, dhe në Maqedoninë e Veriut 1.03 euro.
Shqipëria ka çmimin më të shtrenjtë të naftës në rajon.Mazhoranca ka miratuar shtatë ligje që rrisin taksat dhe tatimet. Ky ligj i ri, i miratuar dy vite më parë, do të rrisë taksat për banesat e parë dhe do të përbëjë një ngarkesë të madhe për qytetarët. Në Shtetet e Bashkuara, taksa mbi banesat është hequr, por në Shqipëri është dyfishuar.Vetëm në Shqipëri ndodh që shtresat në nevojë janë sulmuar nga kjo qeveri për të rritur taksat, ndërsa oligarkët dhe grupet kriminale mbështeten vazhdimisht.






















