Xhaferri: Politikat e djathta garancia e fitores në 11 Maj, dy deputetët konservatorë të Britanisë zbarkojnë në PD!

52
Sigal

Nga Besart Xhaferri/

Politikat Konvervatore që do e bëjnë Partinë Demokratike fituese në 11 Maj do jenë kryefajë e tryezës së radhës në Shkollën Politike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Pjesë e këtij bashkëbisedimi që do të mbahet ditën e premte me datë 31.01. 2025 ora 17:00 në selinë e PD do të jenë, Andrew Rosindell, Deputet i Partisë Konservatore, njëherësh Anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Martin Vickers Deputet Konsverator në Mbretësinë e Bashkuar dhe Kreu i Grupit Parlamentar Miqësor Mbretëri e Bashkuar- Ballkan.

Ndërkohe veç dy deputetëve konservatorë, pjesë e bashkëbisedimit me të rinjtë tanë të FRPD do të jenë edhe, Philippa Broom, ish-Drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë për Partinë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, njëherësh anëtare e Bordit të Grave Konservatore si dhe Pierre Plumeajau Këshilltar i deputetit Andrew Rosindell.

Politikat konservatore që kanë në themel, kombin, traditën, familjen dhe sipërmarrjen do jenë në qendër të leksionit që dy Deputetët e Mbretërisë së Bashkuar do mbajnë para të rinjve tanë të FRPD.

Prania e tyre në këtë leksion me të rinjtë tanë është një privilegj për ne, pasi janë përfaqësues të një force politike që ka bërë histori jo vetëm në Britaninë e Madhe por në mbarë botën.

Në vitet 2005-2013 kur vendi qeverisej nga PD, Shqipëria pa dyshim shënoi arritjet më të mëdha që nga krjimi i Shtetit Shqiptar, ku vlen të përmendet, anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave, lufta me bilanc konkret ndaj krimit të organizuar, rritja ekonomike, Rruga e Kombit dhe pavarsia e Kosovës.

Janë këto arritje garancia e fjalës së mbajtur dhe busulla jonë e orientimit gjatë fushatës elektorale deri në 11 Maj, teksa pas zgjedhjeve zotimi ynë është tejkalimi i këtyre arritjeve pas nxjerrjes së ekonomisë dhe shoqërisë nga koma me paketën tonë të emergjencës.

Në vigjilje të 11 Majit të rinjtë e FRPD janë në ballë të fushatës në Shqipëri e diasporë pasi ata janë fytyra e së ardhmes së forcës sonë politike, teksa rrezatojnë transparencë, energji, talent dhe vizion.