Xhaferri: Dibra nuk do jetë më në mëshirë të Manualit 184!

Prej një dekade Dibra, krahina e njerzve të ditur, punëtor e atdhetar përballet me një diskriminim të pashembullt të atyre që i ekspozuan banorët e kësaj krahine përballë Manualit 184 dhe pasojave të tij.

Rruga e Arbërit që do duhej të ishte bekim për Dibrën, Bulqizën e Matin është kthyer në një një humnerë që thith para publike për shkak të korrupsionit të pa fre e për fat të keq po merr çdo ditë edhe jetë njerëzish.

NOA

Nga ana tjetër me Skavicën duan të zhdukin Dibrën, pasi e majta nuk ja fal Dibrës rezistencën ndaj Serbisë dhe dinjitetin.

Isha i privilegjuar që bashkë me deputetin Xhelal Mziu dhe zotin Ilir KROSI zhvilluam një takim të frytshëm me demokratët Dibranë, kontributi i të cilëve në 34 vite ka qenë i paçmuar.

Veç Dibrës dhe Dibrës Madhe, ne kemi Dibër të vogël në Tiranë, Durrës, Kamëz, Itali, Greqi, Gjermani dhe Angli, e pa frikë e them se janë ndër komunitetet që duhen marrë shembull dhe ndihem me fat që kam shumë miq nga kjo krahinë, ku çdo odë kulle ka vlerën e një auditori Universiteti.

Dibrës, Bulqizës e Matit u japim fjalën se do jenë në vëmendjen tonë, pasi potenciali njerëzor dhe ekonomik i kësaj treve është i pamatë!