Xhaferri: A ka rekrutuar nxënës si shpërndarës drogë arsimtari që drejtonte grupin kriminal që operonte në Finlandë?

45
Sigal
Nga Besart Xhaferri/

Edi Rama ka ekspozuar përballë kriminalizimit masiv të gjitha shtresat e shoqërisë, teksa nën qeverisjen e tij ia dolëm të shohim edhe mësues, që paradite jepnin mësim dhe pasdite drejtonin një grup kriminal që kishte përmbytur Finlandën me drogë sintetike.

Ajo çfarë e bën më të rëndë është fakti se grupi që drejtohej nga një arsimtar që punonte në Shqipëri, dërgonte të rinj si shpërndarës droge në vendet Skandinave, e me pak fjalë askush nuk jep siguri se ky arsimtar mund të ketë dërguar edhe nxënësit e tij për të shpërndarë drogë në Finlandë, Spanjë apo Holandë.

Sot kreu i SPAK nuk dha të dhëna për profilin e këtij arsimtari, por ajo që ndodh është e qartë, se nën regjimin e Rilindjes, nuk po punojmë të nxjerrim më profesionistë të aftë, por ushtarë të krimit që nesër do jenë peng i regjimit.

Ky realitet është dramatik dhe nuk e kemi më luksin të qëndrojmë indiferentë përballë tentativës së Edi Ramës për kriminalizuar masivisht fëmijët tanë.