Xhafaj nën shoqërinë e kreut të Gardës së Republikës, për çfarë po e porosit ministri

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ka dhënë porositë e fundit Komandatit të Gardës së Republikës, Gramos Sako para protestës së opozitës e cila do të nisë në orën 12:00.
Protesta e mijëra qytetarëve do të nisë në orën 12:00 në bulevardin kryesor të Tiranës dhe liderët e opozitës do të mbajnë fjalime përpara selisë së Kryeministrisë. Krerët e opozitës Basha-Kryemadhi kanë deklaruar se nuk do të ketë dhunë por pjesëmarrje masive.
Mbetet të presim se çfarë do të ndodhë, premtimi për pjesëmarrje masive mesa duket po realizohet duke parë moblizimin e qytetarëve nëpër rrethe.
Sigal