“Votoni PD-ASHM, për të çliruar Durrësin nga bandat dhe korrupsioni”- Tedi Blushi: Kandidati ynë intelektual dhe jurist me përvojë!

27
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, kërkon votën e qytetarëve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Blushi thotë se kandidati për deputetet në Durrës i koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Adriatik Hoxha, është një kandidat intelektual dhe me përvojë si jurist.

“Me votat plebishitare për kandidatin tonë të shkëlqyer, Z Adriatik Hoxha, “Mjeshtër i Madh” i sportit, rekordmen dhe kampion i atletikës, intelektual dhe jurist me përvojë, Durrësi do të zgjedhë në Kuvendin e ri përfaqësuesin e denjë të vlerave të qytetarisë durrsake, si dhe një mbrojtës të vendosur të shtetit ligjor, me eksperiencë, vullnet dhe vizion të qartë për t’i rikthyer qytetit dhe Qarkut shkëlqimin e merituar”, shkruan Blushi.

Postimi i plotë

Me votat plebishitare për kandidatin tonë të shkëlqyer, Z. Adriatik Hoxha, “Mjeshtër i Madh” i sportit, rekordmen dhe kampion i atletikës, intelektual dhe jurist me përvojë, Durrësi do të zgjedhë në Kuvendin e ri përfaqësuesin e denjë të vlerave të qytetarisë durrsake, si dhe një mbrojtës të vendosur të shtetit ligjor, me eksperiencë, vullnet dhe vizion të qartë për t’i rikthyer qytetit dhe Qarkut shkëlqimin e merituar.

Vota më 11 Maj për koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është votë për të çliruar Durrësin nga bandat dhe korrupsioni i rrezikshëm.

Është votë për ulje drastike dhe heqje taksash e tarifash, për ulje të kostos së jetesës dhe rritje të mirëqenies së qytetarëve.

Është votë për rritjen e pagave dhe pensioneve dhe hapjen e mijëra vende pune.

Është votë për Shqipërinë Madhështore, fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.

VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ADRIATIK HOXHA, QARKU DURRËS.
Fitore Adriatik Hoxha