Votimi për Simon Mirakën : PS kundër votimit të rezistencës së diktaturës

138
Sigal

Partia Socialiste i qëndron vendimit për të mos miratuar asnjë propozim, emërim apo votim që vjen nga kryedemokrati Sali Berisha. Kjo u vërtetua edhe në seancën e kësaj të hëne ku mazhoranca hodhi poshtë kërkesën e depozituar nga një grup deputetësh për miratimin e Simon Mirakës në Autoritetin për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Mes firmëtarëve është edhe kryedemokrati Berisha. Socialistët e miratuan kandidaturën e Simon Mirakës në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Por vota në Komision jo domosdoshmërisht përkthehet në votë në Kuvend. Kështu, ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i cili kërkoi që Miraka të risjellë dokumentet dhe kandidatura e tij do të merret parasysh nëse në nuk ka ansjë shkresë të firmorsur nga Sali Berisha. “Më lejoni të sqaroj një element që u krijua një zhurmë apo stuhi në gotë lidhur me një procedurë të ndjekur nga Komisioni i Ligjeve. Sa i përket kandidaturës së zotit Simon Miraka. Ne kemi votuar zotin Miraka disa vite më parë kur ai është zgjedhur disa vite më parë. Ai garon për një mandate të dytë. Ne kemi konstatuar se në deputetët që kanë propozuar kandidaturën e tij është përfshirë katrani me bojë dhe si i tillë e ka bërë pis emrin e tij. Për ne është e pamundur që zoti Miraka të marrë mbështetjen tonë në Kuvendin e Shqipërisë. Për sa kohë që në një dokument shfaqet firma e katranit me bojë, kështu që në këtë aspekt.” Grupi i Alibeajt sqaron se asnjë nga deputetët e PD në Komision nuk kundërshtoi kandidatin e Mirakajt, por kundërshtuan faktin që ai ishte propozim i Berishës. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se refuzimi i Simon Mirakajt nga anëtari i Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, ishte i shëmtuar. Gjatë Kuvendit, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se emri iu fshi nga njerëz të lidhur me krimin. ‘Ju i diskriminoni ata vetëm se janë të varfër. U refuzua Simon Mirakën, një nga ikonat e vuajtjes së presekutimit. Një kombinim individ që lidh krimin i fshinë emrin. Diskriminimi juaj, ndaj qytetarëve është i pakufishëm.” Ndërsa ka qenë vetë Simon Miraka i cili ka komentuar situatën e krijuar rreth kandidaturës së tij për në Autoritetin për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit duke thënë se ëshë i nderuar që shkresat dhe dokumentet që plotësojnë propozimin e tij janë të firmosura nga kryedemokrati Berisha. E kam për nder që ka firmosur lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Liria i ka rrënjët hershëm tek Kryengritja e Malësisë së Madhe, Kryengritja e Postribës, më pas revolta e Spaçit, familjet e internuara, të syrgjynosurit nëpër burgje.”-tha Simon Miraka.

Pak ditë më parë Komisioni i Ligjeve konfirmoi se kandidatura e Mirakës mbante firmën e 28 deputetëve të Partisë Demokratike, që përbënin shumicën e grupit parlamentar, por duket se pas kërkesës së deputetit të PD, Gazment Bardhi dhe kundërshtimit edhe nga deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, ky qëndrim i Partisë Socialiste ka ndryshuar gjatë votimit në seancë plenare të kësaj të hëne. Kandidatura e Simon Mirakës ku kërkonte mandatin e tretë në institucionin e Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit u hodh poshtë duke pretenduar se propozimi ishte firmosur nga Sali Berisha.