Votimet/Bashkia Shkodër kërkesë KZAZ-ve për lirimin e ambienteve shkollore

372
Sigal

Një ditë përpara votimeve të 30 qershorit, Bashkia e Shkodrës u kërkon KZAZ-ve të mos përdorin ambientet shkollore për zhvillimin e votimeve.

“Askush nuk është i lejuar t’i përdorë ato për qëllime të tjera pa autorizimin e Bashkisë Shkodër.

Sipas përcaktimit ligjor, ky objekt është i paprekshëm pa lejen e institucionit të Bashkisë Shkodër”, thuhet vendimin e firmosur nga kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi.

Në këtë mënyrë, Bashkia ripërsërit njoftimin për lirimin e ambienteve shkollore.