Vorë/ Basha i përgjigjet nga protesta: E gjithë opozita është në krah të qytetarëve

551
Basha: Unë jam në krah të qytetarëve. E gjithë opozita është në krah të qytetarëve. KY ËSHTË një shtet që burgos popullin dhe lë të lirë kriminelët. Për këtë qëllim Edi Rama ka privatizuar dhe politizuar policinë, prokurorinë dhe gjykatat. Ka kapur drejtësinë politikisht. E patë dje se çfarë ndodhi , një shtetrrethim për 23 kuksianë, si të ishin terroristë. Sajmir Tahirin, Vangjush Dakon, Arbër Çekajn, Klement Balilin, Habilajt, Orest Sotën, të gjithë të lirë. Të gjithë të lidhur me drogën. Miliona euro të kapura, të gjithë në liri. Shkoni shikoni shtëpinë e Sajmir Tahirit dhe këtyre kriminelëve të tjerë dhe shkoni shikoni shtëpitë e kuksianëve që janë në burg sot! Dhe e kuptoni që ky është një regjim privat, kriminal. Është një bandë kriminale në pushtet dhe drejtësia e Edi Ramës është, që fut në burg popullin dhe mban të lirë kriminelët. Kjo duhet të marrë fund. Ndaj jemi në krah të qytetarëve që kanë vendosur të nisin protestat dhe mosbindjen civile. Është përgjegjësi e Edi Ramës që e ka katandisur shtetin në një shtet privat që arreston popullin dhe liron kriminelët. Ky është thelbi i protestës së sotme; privatizimi i shtetit, politizimi i policisë, prokurorisë dhe gjykatës, kapja e drejtësisë nga Edi Rama. Drejtësia e Edi Ramës që fut popullin në burg dhe liron kriminelët, ky është thelbi i protestës sot.
Sigal