Von der Leyen takon Ramën: Diskutuam për Ballkanin Perëndimor dhe progresin e Shqipërisë. Telefonon dhe Kurtin

Presidentja e Komisionit Europian UrsulaVon der Leyen, deklaroi se kishte zhvilluar më herët një telefonatë me kreun e qeverisë së Kosovës Albin Kurti mëngjesin e ditës së martë 27 qershor 2023. Von der Leyen, zyrtarja e lartë e Komisionit Europian foli për bisedën me Kurtin duke nënvizuar se ajo ka theksuar nevojën urgjente për de-përshkallëzim të situatës dhe për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. “Fola me Albin Kurtin këtë mëngjes. Theksova nevojën urgjente për deskalim dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.”- tha Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen.

NOA