Voltana Ademi takon vëzhguesit e OSBE/ODIHR: U dorëzova fakte për 30 qershorin

434
Sigal

Tri ditë pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka zhvilluar një takim për më shumë se 2 orë me vëzhguesit e OSBE/ODIHR.

Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj personale në “Facebook”, Ademi bën me dije se iu ka vënë në dispozicion përfaqësuesve të OSBE-së fakte të shumta, materiale video, foto dhe dokumente shkresore, që sipas saj, krijojnë një panoramë të qartë të çfarë ka ndodhur para, gjatë dhe pas 30 qershorit në Shkodër.

Mesazhi i Ademit:

Takim me vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR që monitoruan “votimet” në Shkodër me 30 qershor. Informova zj. Katerina Duffkova dhe z. Christian Keilbach, duke i vënë në dispozicion fakte të shumta, materiale video dhe foto, dokumente shkresore që krijojnë një panoramë mjaft të qartë të asaj çfarë ka ndodhur para, gjatë dhe pas 30 qershorit në Shkodër.

Bashkëbiseduesit kanë qenë mjaft të interesuar për të mbledhur çdo gjë të faktuar dhe të mbështetur në dokumentacionin që iu vu në dispozicion. Takimi me vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR në Shkodër ka zgjatur më shumë se dy orë dhe në fund.

I falënderova për punën e kryer dhe realizimin e raportit paraprak të OSBE/ODIHR, i bërë publik nga ambasadorja Glover dhe raportin përfundimtar për “30 qershorin”, që do të krijojë një panoramë të qartë dhe të vertetë të të gjithë procesit.