Vokshi: Qeveria shqiptare ka humbur 10 herë më shumë vende pune se rajoni

324
Sigal

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se qeveria shqiptare ka numrin më të lartë në rajon të humbjeve të vendeve të punës nga pandemia e Covid-19.

“Ne mund të krahasojmë masat që kanë ndërmarrë qeveritë fqinje dhe ato të rajonit. Është vënë re që masat e qeverisë shqiptare, nga aspekti shëndetësor, social dhe ekonomik, kanë qenë jo të duhurat, të pamjafshtueshme dhe të vonuara. Në Shqipëri këtë periudhë rezultuan 61 000 persona të papunë nga kjo situatë, në Maqedoninë e Veriut ishin 6000, në Serbi 7000, ndërsa Kosova ka 6000 të punësuar më shumë. Qeveria shqiptare mund të jetë më e dështuar në përballimin e kësaj pandemie. Qeveria e shfrytëzoi këtë pandemi për të organizuar tendera sekretë dhe korruptive për të vjedhur. Ne kemi denoncuar 17 tendera publikisht”.