Vlora skuqet nga LSI, pritje entuziaste për Monika Kryemadhin. Miting i madh (VIDEO)

407
Sigal

Miting i madh në Vlorë nga LSI. Qyteti është mbushur me flamuj dhe njerëz të LSI.

Që prej orëve të para të mëngjesit, jo vetëm LRI, por edhe me qindra e qindra të rinj të Vlorës marshuan drejt mitingut të Monika Kryemadhit.

Mbështetja e LSI në Vlorë është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme dhe kjo dëshmohet edhe nga atmosfera pozitive që mbizoteron sot në qytetin bregdetar.

LSI ka emra të spitakur si kandidatë për deputetë, të cilët, sipas sondazheve në popull do jenë tre të sigurtë, duke i sjellë humbje Edi Ramës, që rënditet numri 8 në listën e PS.

Vlora do jetë qarku që do të zbojë Edi Ramën nga pushteti, duke i sjellë humbje në rang qarku. PD dhe LSI do jenë fituesit e zgjedhjeve jo vetëm në Shqipëri, por kryesisht në Vlorë.

Në fillim foli Luan Rama, nënkryetari i LSI. Më pas numi dy Grisejda Myslmi. Kurse Monika Kryemadhi tha se nëse doni ndryshim votoni numrin 6 që është LSI.

Kryemadhi tha se Vlora ka nevojë të votojë emrat vlonjatë, djemtë dhe vajzat e saj.

VIDEO/Takimi i LSI dhe fjalimet e kandidatëve dhe kryetares së partisë në Vlorë