Vlahutin, Donald Lu dhe Vasili drekojnë në një nga restorantet e kryeqytetit

491
Një ditë pas darkës së zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, një tjetër drekë është konsumuar mes liderëve politikë gjatë ditës së sotme.

Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, ambasadori amerikan Donald Lu dhe ministri i Drejtësisë Petrit Vasili kanë konsumuar së bashku një drekë në një nga restorantet e kryeqytetit.

Ende nuk dihet se për çfarë kanë diskutuar Vlahutin, Donald Lu dhe Vasili, por mendohet se zhvillimet politike në vend, protesta e opozitës dhe ecuria e reformave janë në fokus te bisedimeve.
Sigal