Vladimir Lulaj: Pushteti politik s’ka tagër të “dhurojë”  Butrintin

210
Sigal

Ligji procedurial i miratuar në maj 2022 ‘ mbi menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, sipas një politike të re, thënë rrudhtazi ka përmbajtje antikushtetuese, ndaj si i tillë ky ligj duhet goditur pranë Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të marrë në shqyrtim në seancë plenare kërkesën për gjykim kushtetues përfundimtar të ligjit absolutisht të pavlefshëm të lartpërmendur. Askush nuk ka të drejtë t’u falé, (siç bëri Ahmet Zogu dikur me Shën Nauni-in, duke ja dhuruar atë ish Jugosllavisë,) parkun historik artifakt kombëtar të Butrintit. Ministria pērkatëse e artit dhe kulturës nuk ka tagër ligjore të japë për administrim , gjoja si përfaqësuese e qeverisē së pērkohëshme politike ediramë, të drejtën ekskluzive për administrimin e Pasurisë Kulturore, një fondacioni; të cilit i delegon antiligjërisht, madje i “garanton gëzimin e plotë dhe të qetë të Pasurisë Kulturore”… përfshi leje ndërtimi të paspecifikuara, që nuk nënkupton vetëm lokale shërbimi si për kafeteri e restorante për ushqim, por edhe hoteleri. Gjithashtu të drejtën për të nxjerrë jashtë shtetit të pasurive të luajtēshme, siç mund të jenë artifaktet e skulpturave, por edhe pasuritë nëntokësore të një zone të paeksploruar brenda një sipërfaqe 417 ha tokë, që flet pēr historinë ilirike të urbanizimit antik. Do t’a hulumtojmë me kujdes përmbajtjen e menaxhimit antikombētar të Parkut Kulturor Historik Kombëtar të Butrintit, duke përgatitur së bashku me konstitucionalistë atdhetarë dhe patriotë, (që nuk i mungojnë Shqipërisë me një Popull disi flegmatik dhe ende të “përgjumur..”,) kërkesën për shpalljen antikushtetuese të këtij ligji, që nxit, zhvillon dhe merr në mbrojtje korrupsionin me origjinë fatkeqësisht politike. Vladimir Lulaj, kryetar i shoqatës “Flamuri Kombëtar” – Vlorë, më 30 maj 2022.një politike të re, thënë rrudhtazi ka përmbajtje antikushtetuese, ndaj si i tillë ky ligj duhet goditur pranë Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të marrë në shqyrtim në seancë plenare kërkesën për gjykim kushtetues përfundimtar të ligjit absolutisht të pavlefshëm të lartpërmendur. Askush nuk ka të drejtë t’u falé, (sic bëri Ahmet Zogu dikur me Shën Nauni-in, duke ja dhuruar atë ish Jugosllavisë,) parkun historik artifakt kombëtar të Butrintit. Ministria pērkatëse e artit dhe kulturës nuk ka tagër ligjore të japë për administrim, gjoja si përfaqësuese e qeverisē së pērkohëshme politike ediramë, të drejtën ekskluzive për administrimin e Pasurisë Kulturore, një fondacioni; të cilit i delegon antiligjërisht, madje i “garanton gëzimin e plotë dhe të qetë të Pasurisë Kulturore”: përfshi leje ndërtimi të paspecifikuara, që nuk nënkupton vetëm lokale shërbimi si për kafeteri e restorante për ushqim, por edhe hoteleri. Gjithashtu të drejtën për të nxjerrë jashtë shtetit të pasurive të luajtēshme, siç mund të jenë artifaktet e skulpturave, por edhe pasuritë nëntokësore të një zone të paeksploruar brenda një sipërfaqe 417 ha tokë, që flet pēr historinë ilirike të urbanizimit antik. Do t’a hulumtojmë me kujdes përmbajtjen e menaxhimit antikombētar të Parkut Kulturor Historik Kombëtar të Butrintit, duke përgatitur së bashku me konstitucionalistë atdhetarë dhe patriotë, (që nuk i mungojnë Shqipërisë me një Popull disi flegmatik dhe ende të “përgjumur..”,) kërkesën për shpalljen antikushtetuese të këtij ligji, që nxit, zhvillon dhe merr në mbrojtje korrupsionin me origjinë fatkeqësisht politike.

Vladimir Lulaj, kryetar i shoqatës “Flamuri Kombëtar”