Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri: 3 vite më parë, Bilali u dënua për Ramën, për shkelje të ligjit në SHBA

671
Sigal

Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka sjellë në vëmendje një skandal të tre viteve më parë të Kryeministri Edi Rama, i cili u kap duke shkelur ligjet amerikane për fushatat elektorale.

Bilal Shehu, biznesmeni që pagoi paratë për të realizuar një foto mes Ramës dhe ish-Presidentit Obama u dënua fiks tre vite më parë nga gjykata amerikane.

Postimi i plotë i Gent Strazimirit

“Si sot 3 vite më parë, në vitin 2016, Bilali, “bashkëshorti” i Kryeministrit aktual, është paraqitur para gjykatës në SHBA, dhe ka pranuar akuzat, në lidhje me konspiracionin që së bashku me “bashkëshorten” e tij, kanë realizuar për të mashtruar Presidentin Obama dhe popullin shqiptar, duke përdorur para’ të zeza, marrë nga fonde të zeza, futur në SHBA në rrugë të paligjshme!

Seanca për Bilalin, është zhvilluar 77 ditë pas deklaratës së “bashkëshortes” së tij në CNN “Trump është turpi i njerëzimit”, dhe 43 ditë para fillimt të përgjimeve të dosjes “184” për manipulimin e zgjedhjeve në Dibër, përmes krimit të organizuar!

Faleminderit për kujtesën elektronike Mark Zuckerberg!

Ajo nuk influencohet as nga paret, as nga interesat, e as nga fëlliqësitë e momentit!!!!

Është e dobishme sidomos sot!!!!

Burimi: http://www.zeriamerikes.com/a/