Vjedhja e armëve, Endrit Braimllari: Rama po armatos grupet kriminale

778
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, përmes një postimi në facebook, thekson se pasi Rama i dha mbrojtje shtetërove trafikantëve, tani për të Rama po i armatos. Edhe pse nuk dihet sasia e armëve të vjedhura, raportohet se në bazën ushtarake të Pashalimanit mungojnë disa armë zjarri. Për LSI-në, kjo tregon se kryeministri Edi Rama po armatos grupet kriminale.

Postimi i plotë:

Vjedhja e armeve tregon edhe nje here ne çfare gjendje e ka degraduar Rama vendin. Sot shqiptaret jane me te pasigurt sepse Edi Rama ne bashkepunim me krimin e organizuar po vendos ne dispozicion te ketyre te fundit çdo aset te ketij vendi. Edi Rama i dha mbrojtje shteterore trafikanteve te droges duke perdorur Policine e Shtetit. Duke i vene Radaret e kufirit tone ne dizpozicion te krimit te organziar. Tani ka kaluar ne fazen tjeter, po i shet arme dhe po armatos grupet kriminale duke cenuar rende sigurine kombetare te vendi.