“Virusi më i rrezikshëm tani është uria”, Zhupa: Paketa ekonomike e Ramës, më e ulët se në çdo shtet tjetër

477
Sigal

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar së fundmi se qeveria ka parashikuar në paketën ekonomike vetëm 1.3% të GDP-se në dispozicion të emergjencës.

Sipas Zhupës, qeveria do u jap shqiptarëve më pak ndihma financiare se në çdo shtet tjetër.

“Qytetarët janë pa të ardhura, pa rroga, bizneset janë bllokuar ndërkohë që kanë një mal me detyrime. Virusi më i rrezikshem tani është uria, konflikti social, pasiguria për të nesërmen, problemet e shëndetit mendor dhe kriminaliteti nesër si metodë e vetme për të mbijetuar.”, shprehet Zhupa.

Postimi i plotë i Zhupës

Qytetarët janë armiqtë e vërtetë për Ramën!

Qeveria Rama ka parashikuar në paketa ekonomike më pak se çdo shtet tjetër, duke vënë vetëm 1.3% te GDP-se në dispozicion të emergjencës. Edhe kjo shumë ende në leter dhe jo si oksigjen për ekonominë.

Çdo ditë kemi lajmërimë sipas humoreve të një njeriu se kush do punojë dhe kush jo? Se kush do dali dhe kush jo? Se kur do dalim dhe kur jo? Kjo është e vetmja strategji sesi luftohet virusi dhe shpëtohet ekonomia sipas Ramës.

Qytetarët janë pa të ardhura, pa rroga, bizneset janë bllokuar ndërkohë që kanë një mal me detyrime. Virusi më i rrezikshem tani është uria, konflikti social, pasiguria për të nesërmen, problemet e shëndetit mendor dhe kriminaliteti nesër si metodë e vetme për të mbijetuar.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se amnistia fiskale do të miratohet brenda muajit dhe se është në interes të shqiptarëve që nuk kanë mundur të deklarojnë të ardhurat e tyre.

Rama theksoi se nga kjo amnisti përjashtohen të gjithë ata që janë subjekt i OFL-së, politikanët, zyrtarët e lartë bashkë me familjarët e tyre, policët, gjykatësit dhe prokurorët.