Përplasja me armë në Dhërmi, policia: Si nisi konflikti mes dy personave, arrestohet 23 vjeçari

370

Në lidhje me konfliktin me armë të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në një lokal në Himarë, reagon sërish policia e Shtetit.

Një person është vendosur në pranga, ndërsa është sekuestruar edhe pistoleta nga e cila u qëllua me 4 plumba.

Sipas policisë  shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi  Emiljano Nina  ka shtënë  4 herë me armë zjarri në ajër.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Në përfundim të veprimeve hetimore është kryer arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Po në kuadër të veprimeve të kryera është bërë e mundur dhe gjetja e sekuestrimi armës së zjarrit pistoletë me dy fishekë.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese

dhe municionit”, ”Prishja qetësisë publike”, parashikuar nga neni 278 dhe 274 të Kodit Penal.