Kush është shqiptari nga Maqedonia që vdiq në Librazhd!

668
Sigal

Mesditën e sotme një aksident me pasojë vdekjen ndodhi në aksin Librazhd-Prrenjas.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Ura Bushtricës.

Viktimë mbeti shqiptari nga Maqedonia, Zyrdi Hasani, i cili po drejtonte një motocikletë ka humbur drejtimin dhe më pas ka gjetur vdekjen.

Për shkak të shpejtësisë së lartë dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

“Në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, te vendi i quajtur “Ura e Bushtricës”, mjeti motoçikletë me targa GV 3425 AD me drejtues shtetasin Zyrdi Hasani 60 vjeç, banues në Gostivar Maqedoni, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motoçikletës nga rruga është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit, i cili u transportua menjëherë në Spitalin e Librazhdit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit, ku nga veprimet paraprake dyshohet se shkak është lagështia në rrugë./