VIDEO/ KQZ vendos sot për ankimimin, PDIU kërkon mandat për Idrizin

450
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë sot sa i takon kërkesës ankimore të PDIU-së, për mandatin e Shpëtim Idrizit në Qarkun e Tiranës.

Në zgjedhjet e 25 qershorit, Idrizi nuk doli fitues, por PDIU pretendon se ka marrë votat e duhura për të siguruar mandatin.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 10 korrik 2017, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

A. Shqyrtimi i projekt vendimeve, “Për rezultatin e shortit për caktimin e relatorit të Kërkesës Ankimore nr. 2, paraqitur në datën 08.07.2017, nga subjekti zgjedhor PDIU”, thuhet ne njoftimin e KQZ.

PDIU ka dorëzuar ankimimin në KQZ, duke kundërshtuar vendimin e Komisionit Zgjedhor duke miratuar tabelën përfundimtare në qarkun Tiranë, ku PDIU nuk mori asnjë mandat dhe kreu i saj Shpëtim Idrizi mbeti jashtë Parlamentit.
Sigal