VIDEO/ IKMT nis shembjet përreth lumit Gjanica, eksploziv për 4 godina

986
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot shembjet në qytetin e Fierit. Në planet e IKMT janë ndërtesat përgjatë dhe pranë lumit Gjanicë. Për pastrimin dhe rehabilitimin e kësaj zone, IKMT ka angazhuar pothuaj të gjithë flotën e saj të mjeteve. Në fazën e parë që nisi sot, do të prishen 19 objekte që janë shpronësuar me VKM si dhe pesë objekte të tjerë të skualifikuar në proccesin e legalizimit nga ALUIZNI. Për katër objekte, specialistët e IKMT kanë vendosur të përdorin lëndë eksplozive. 
Objektet që do të prishen nga IKMT janë dy dhe disa katëshe me funksione të ndryshme shërbimi. Aksioni i IKMT është në kuadër të rehabilitimit të lumit Gjanicë dhe qendrës së qytetit të Fierit. Nuk ka pasur incidente mes qytetarëve dhe inspektorëve në terren.
Sigal