VIDEO/ Ende pa dalë njerëzit nga uji, Rama falenderon Forcat e Armatosura

561
U zhvillua sot në Ministrinë e Mbrojtjes, një ceremoni falenderimi dhe mirënjohjeje për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me pjesëmarrjen edhe të Kryeministrit Edi Rama. Kjo ceremoni u zhvillua edhe në kuadrin e 105-Vjetorit të Themelimit të Ushtrisë Shqiptare.
Ministrja Olta Xhaçka i shprehu mirënjohjen Forcave të Armatosura, të cilat kontribuan maksimalisht për përballimin e përmbytjeve javët e fundit në vendin tonë. 
Ceremonia zhvillohet në kushtet kur banorët e përmbytur ende nuk janë kthyer në banesat e tyre dhe bizneset dhe fermat e tyre janë shkatërruar.
Fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama, i cili tha se për shkak të përmbytjeve nuk u arrit të përkujtohej siç FA-të e meritonin, dita e themelimit të tyre.
“Këto ditë e gjithë Shqipëria e ndoqni me shqetësim dhe e pa me adminirim, ushtrinë shqiptare, në përpkjet për t’u qënë pranë të gjitha motrave dhe vëllezërve të prekur nga përmbytjet, ashtu siç mundi të shohë fare pak nga aktet e FA gjatë angazhimit.
Në ato ditë të operacionit, një koleg juaji më tha se këto janë ato ditë kur uji nuk është ën anën tënde dhe e ke përballë në front.
Ju nuk u cenuat në jetën tuaj, por e rrezikuar atë për të mbrojtur jetë njerëzore dhe misioni u përmbush në mënyrën më të plotë.
Do të ishte epadrejtë që duke folur me admirim për ju, të harrohehsin simotrat apo sivëllezërit tuaj si Policia, OSHE, Mjekësia, që bënë pjesën e tyre ndaj njerëzve dhe ndaj shtetit. Ju jam shumë mirënjohës juve dhe familjeve tuaj, që sakrifikojnë përditë dhe në momente të ëvshtira janë të parat që preken nga shtësimi dhe emocioni i betejave tuaja.
Mirënjohje dhe respekt për të gjithë gjeneralët, oficerët, nënoficerët dhe Shefin e Shtabit që ka qëndruar në krye të detyrës me kolegët e Shtabit duke i dhënë kuptim faktit të thjeshtë se në Ushtrinë shqiptare funksion parimi : Një për të gjithë dhe të gjithë për një”.
Falemnderim për ministren e Mbrojtjes, që bëri natyrisht detyrën, por përkushtimi me të cilin e përballoi këtë moment të ëvshtirë, e bën të paevitueshëm falenderimin.
Natyrisht falenderim vendeve të rajonit që pa ua kërkuar askush u përfshinë në përpjekjen e solidaritetit për vendin tonë. Kosova nuk diskutohet, po ashtu Serbia, Mali i Zi, Turqia, Italia, po ashtu SHBA, që përmes ambasadorit të tyre iu gjendën pranë FA-së dhe popullit shqiptar. “
Sigal