Vettingu në Polici, Endrit Braimllari: Konfirmon lidhjen me krimin dhe drogën

625
Në Komisionin e Sigurisë gjatë ditës së sotme deputeti i LSI-së Endrit Braimllari është shprehur se Vetting-u në Policinë e Shtetit nuk mund të funksionojë ndërkohë që po behët nga një trup i cili nuk i nënshtrohet Vettingut.
Fajala e plotë:
Projektligji për Vettingun ne Policinë e Shtetit konfirmon dhe njëherë atë çka ne kemi thëne prej kohës qe Policia e Shtetit është lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e lendeve narkotike, e përfshire drejtpërdrejt ne deformimin e vullnetit te votuesve ne zgjedhjet e fundit. Kjo nismë duhet vlerësuar por duhet te sqaroj disa pika te rëndësishme.
E para kush e bën Vettingun e asaj trupe qe do kaloje ne Vetting Policinë e Shtetit? Kjo nuk parashikohet. Si mund te filloj ky proces pa kaluar ne Vetting ata qe do kryejnë procesin?! Kjo nuk është e moralshme qe një trup kalon ne Vetting Policinë e shtetit ndërkohe ajo trup nuk bën Vetting për vete, pra çfarë besueshmërie do sjelli kjo për procesin?
Sigal