Spaho-Paloka deklaratë për mediat: Nuk u mor asnjë vendim, çështja Tahiri po zvarritet

731
Në përfundim të konferencës së Kryetarëve, dy nënkryetarët e PD-së, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, kanë dalë në një deklaratë për mediat, ku kanë folur për atë çka është diskutuar në mbledhje.
Spaho ka thënë se nuk është bërë asnjë hap lidhur me çështjen Tahiri. Spaho ka theksuar se nuk është marrë asnjë vendim për kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen Tahiri.
“Kërkuan kohë për të parë kërkesën tonë. Rregullorja u jep 2 javë kohë për të parë kërkesën. Po bëjnë çmos që çështja të shtyhet e të mos hetohet. Mazhoranca ngre pretendimin se objektivi i komisionit është i gjerë. Nëse është e nevojshme, le të vijë dhe Rama. Nuk u mor asnjë vendim, çështja Tahiri po zvarritet. Mazhoranca po largon dëshmitarët.”-ka thënë Spaho.
Sigal