Versioni i padëgjuar i ish-komandantit të Gardës : Në 21 janar na qëlluan nga maja e Piramidës

40
Sigal

Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, dha një version të padëgjuar më parë për atë që ndodhi në 21 janar 2011.

“Kur nisën të shtënat unë kam qenë brenda. Kam dalë jashtë dhe kam parë që kishte një sulm të fortë me gurë nga protestuesit. Në atë kohë është hapur zjarr nga maja e Piramidës. Koha ka qenë afër muzgut. Atëherë ka pasur edhe shumë protestues që ishin futur brenda rrethimit. Në atë kohë jemi qëlluar nga ana e Piramidës me gurë dhe molotov dhe ka qenë ish-komandanti i njësisë speciale në krye të tyre” – tha Prendi në Opinion.

“I kërkuam kryeministrit të largohet nga zyra. Përgjigjja ishte se unë jam në zyrën time dhe do të vazhdoj punën. Në kishim informacione se protesta do të ishte e dhunshme. Kishim plan për ta mbrojtur kryeministrin. Nuk pati urdhër për të qëlluar. Urdhrin për të qëlluar, punonjësit të gardës ia jep ligji. Pasi protestuesit përdorën një makinë dhe goditën mbrojtësen në hyrje, forcat e gardës kanë qëlluar vetëm në ajër”, – tha Prendi.