“Veriu mund të kthehet në një vatër zjarri”, Rama nga Samiti i NATO-s: Koha të realizohet dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës e Serbisë!

Kryeministri Edi Rama pas mbajtjes së Samitit të NATO-s, ka zhvilluar një bashkëbisedim me Eksperten e Qendrës Evropiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, mbi “Sfidat sistematike ndaj vlerave dhe interesave të përbashkëta” në Vilnus.

Teksa foli për sigurinë kibernetike dhe përpjekjet e vendit tonë për të mbështetur Ukraninën, Rama gjithashtu u ndal edhe tek tensionet mes Serbisë dhe Kosovës, të cilat janë shtuar muajt e fundit.

NOA

Rama theksoi se është koha për të realizuar dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë, kjo pasi tensionet në veri mund të kthehen në një vatër të madhe konfliktesh.

‘Në Beograd dhe në Prishtinë ka një palë të tretë që është duke u ngritur, që janë grupet ekstreme në veri të Kosovës, që është krijuar si një vend parajse për aktivitetet kriminale, trafik droge e trafik armësh. Veriu i Kosovës mund të kthehet në një vatër zjarri. Është koha të realizohet ky dialog i lehtësuar nga BE-ja me një qëndrim më të fortë të NATO-s nëpërmjet KFOR.’- tha Rama.